Erzeni 1-2 Partizani

VIDEO/ Erzeni në rënie të lirë, Partizani fiton në Durrës mes 3 golash! 'Demat' presion Tiranës

29 Prill 2023, 19:56| Përditesimi: 29 Prill 2023, 19:59

  • Share


Partizani fitoi 1-2 me Erzenin në Durrës. Në "Niko Dovana", skuadra e Colellas shënoi dy gola në pjesën e dytë duke i bërë presion Tiranës kryesuese që nesër luan në Elbasan me Kastriotin. Pjesa e parë e ndeshjes u mbyll me rrjeta të paprekura, teksa ishte da Silva në të 61 minutë që pas një skeme të bukur dhe asisti të Telushit e ndali topin pas krahëve të Xhikës, për avantazhin e "Demave". Në të 84 minutë Sota la me dhjetë lojtarë Partizanin, teksa në momentin më të vështirë për miqtë ishte Hoti që shënoi golin e dytë. I futur vetëm në fundin e lojës, fantazisti mposhti sërish Xhikën me një goditje nga jashtë zone. Në minutën e nëntë shtesë, Kahrimanovic shënoi nga pika e bardhë e penalltisë për 1-2 edhe pas konsultës me VAR. Pas kësaj fitoreje, Partizani me 54 pikë mban sërish vendin e dytë, dy pikë më pak se Tirana kryesuese (një ndeshje më pak). Nga ana tjetër, Erzeni ka gjashtë ndeshje pa fitore dhe ndodhet në vendin e shtatë me 38 pikë, duke rrezikuar zonën e ftohtë.


Lajmi kryesor:

GOLAT/ Partizani i bën 'gjëmën' Erzenit, të kuqtë fitojnë në transfertë! Laçi mund Bylisin dhe sheh nga Europa


S.DH/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?