VIDEO/ Ernest Muçit i duhen vetëm 14 sekonda, sulmuesi shënon golin e dytë me Besiktas! Asist nga Rashica

16 Mars, 19:47| Përditesimi: 16 Mars, 20:17

  • Share

Ernest Muçi ka shënuar golin e dytë me fanellën e Besiktas në Superligën e Turqisë. Në Stamboll, Besiktasi po humbet 1-2 me Antalyaspor. Në pjesën e parë miqtë shënuan dy herë me Balci dhe Buksa.

Me nisjen e fraksionit të dytë, Muçit iu deshën 14 sekonda për të shënuar golin që rihapi ndeshjen. Një sulm i shpejtë dhe asisti i Rashicës bënë që Muçi të gjente golin.

22-vjeçari është pjesë e listës që Sylvinho do ketë në dispozicion për miqësoret kundër Kilit dhe Suedisë në mars.

S.DH//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?