Ernest Muçi

VIDEO/ Ernest Muçi 'vallëzon' me topin dhe ngre peshë stadiumin! Sulmuesi protagonist në fitoren e Besiktas

29 Shkurt, 12:15| Përditesimi: 29 Shkurt, 12:16

  • Share

Besiktas fitoi 2-0 me Konyaspor për fazën çerekfinale në Kupën e Turqisë. Protagonist në këtë duel ishte edhe Ernest Muçi. Djaloshi që i kushtoi 10 milionë euro klubit turk, goditi nga më shumë se 25 metra dhe sfera nuk u ndal dot nga portieri, teksa më pas u shty në rrjetë nga Ucan për golin e parë.

Veç saj, Muçi çoi peshë të pranishmit në stadium me driblimin në pjesën e dytë, teksa "vallëzimi" me topin dhe pasimi final nuk u dërgua në rrjetë nga Rashica.

Tanimë Besiktasin e pret derbi me Gallatasaray të dielën, me Muçin që kërkon tri pikët.

"Ishte një ndeshje shumë e rëndësishme për ne. E bëmë punën tonë, jemi në gjysmëfinale. Por edhe kjo ka kaluar. Ka një ndeshje të rëndësishme për ne dhe për  tifozët të dielën. Shpresoj që t'i bëjmë tifozët të lumtur dhe ta fitojmë atë ndeshje", tha Muçi.

 

S.DH/ReportTv.al
Komento

Komente

  • KASAP REXHEP BULE LEKA [ KEPI ]: 01/03/2024 16:19

    Ernest Muçi është talent i lindur djal zotni. Me respekt e me nderime Profesor Doktor Kasap Rexhep Bule Leka [ kepi ] me 3 fakultete të mbaruara në Gjermani e me 15 gjuh të huaja.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Minimumi jetik në vend 184 euro për person, a është i mjaftueshëm?