VIDEO Ekskluzive, Flamur Noka
tenton të godasë Sadri Abazin

15 Shtator 2016, 16:13| Përditesimi:

  • Share
Flamur Noka është filmuar teksa tenton të godasë kolegun socialist, Sadri Abazi. Shqiptarja.com ka siguruar videon e këtij momenti i cili mund të përfundonte në një incident të rëndë.
 
Gjatë momenti kur seanca ishte tensionuar dhe deputetët kishin rrethuar foltoren e Kuvendit, deputeti i Partisë Demokratike Flamur Noka ka shkuar pranë vendit ku ka qenë i ulur ligjvënësi socialist Sadri Abazi, duke e kërcënuar atë. 
 
Siç duket edhe nga pamjet, Noka i drejtohet me shpejtësi Abazit, ndërsa nga pas, për të mos e lejuar të skandalizohet, e tërheq kolegu i tij demokrat, Florion Mima.
 
Nuk dihet se çfarë e ka acaruar Nokën, por ndonjë fjalë e hedhur me kunj nga Sadri Abazi, padyshim që mund të ketë qenë diçka e papëlqyer për ish-ministrin e Brendshëm.

Më herët, Noka iu vërsul edhe foltores së Kuvendit gjatë kohës kur po fliste Kryeministri Rama. Reagimi i tij erdhi pasi Rama ironizoi Berishën, se është bërë i famshëm deri në Hollywood, pasi këta të fundit kanë të fundit kanë realizuar një film me subjekt Gërdecin dhe trafikun e armëve nga Shqipëria drejt Lindjes së Mesme. 

Redaksia Online
(L.Q/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?