VIDEO/ Efektivët e Rrugores dhurojnë jelekë fosforeshentë për drejtuesit e motoçikletave

31 Korrik 2023, 22:22| Përditesimi: 31 Korrik 2023, 22:32

  • Share

Efektivët e Policisë Rrugore kanë dhuruar për drejtuesit e motoçikletave jelekët fosforeshentë. Përmes këtij gjesti, Policia Rrugore po përpiqet të sensibilizojë drejtuesit e motoçikletave që të gjatë lëvizjes natën të mbajnë jelekët për të shmangur aksidente të mundshme.

Ka qenë ministri i Brendshëm, Taulant Balla që ka ndarë videon teksa efektivët dhurojnë jelekët fosforeshentë, ndërsa shkruan se ky është vetëm fillimi i ndryshimit të Policisë Rrugore në raportet e qasjes së komunikimit dhe sjelljes me qytetarët.

“Shërbimi i Policisë Rrugore sapo ka filluar transformimin për tu ngritur në një nivel tjetër qasje me qytetarët. Kam besim se dhe vetë qytetarët do të bashkëpunojnë dhe se rregullat duhen respektuar nga të gjithë. ME PATJETËR!”.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Propozimi i PS, a na duhet një reformë e re anti-korrupsion?