Rroca dhe Topalli

VIDEO/ Edy Reja s'e konsideron, Eduart Rroca shënon sërish në Turqi! Golin e gjen edhe Topalli

10 Nëntor 2022, 13:12| Përditesimi: 10 Nëntor 2022, 13:13

  • Share

Istanbulspor dhe Etimesgut janë duke barazuar 2-2 për 1/32 e Kupës së Turqisë. Dueli shkoi me shtesë pas rezultatit të njëjtë në kohën e rregullt. Në këtë duel për Istanbulspor shënuan edhe Jetmir Topalli dhe Eduart Rroca. Trajneri i klubit të shqiptarëve bëri ndryshime në këtë duel, me Istanbulspor që pësoi dy gola të shpejtë në pjesën e parë.

Futja e Jetmir Topallit dhe Eduart Rrocës në pjesën e dytë solli edhe barazimin e ndeshjes. Në minutën e 71 Jetmir Topalli shënoi për 1-2, ndërsa në të 75 minutë Eduart Rroca barazoi për 2-2. Kapiteni nga Librazhdi kaloi edhe portierin për të vendosur ekuilibrin. Edhe pse po bën sezonin e tretë fantastik në Turqi, Rroca nuk është ftuar nga trajneri Edy Reja në Kombëtare.

 

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?