VIDEO/ E vrau dhe më pas e hodhi në lumë, momenti tronditës ku i riu tërheq zvarrë trupin e pajetë të së dashurës

5 Dhjetor 2022, 22:54| Përditesimi: 5 Dhjetor 2022, 22:57

  • Share

ARGJENTINË- Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Argjentinë. Një i ri argjentinas ka vrarë të dashurën e tij, e ndërsa sikur kjo të mos mjaftonte e ka tërhequr zvarrë. Ky moment është kapur nga kamerat.

23 vjeçari Jorge Rojas akuzohet për vrasjen e Agustina Nadal pasi pranoi se e rrahu dhe e mbyti para se ta hidhte trupin në një lumë në orët e para të 27 nëntorit.

Rojas vrau Nadalin -pas një debati në apartamentin e tyre në qytetin Bahia Blanca të Buenos Aires, vetëm disa orë pasi çifti pa me miqtë fitoren e Argjentinës në Kupën e Botës në futboll ndaj Meksikës. Në pamjet e sigurisë, Rojas mund të shihet duke tërhequr zvarrë trupin e së resë pranë shtëpisë së tyre.

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?