Momenti i propozimit

VIDEO/ E propozoi për martesë në stadiumin me mijëra tifozë, vajza i thotë 'jo'

12 Shkurt 2023, 16:32| Përditesimi: 12 Shkurt 2023, 16:33

  • Share

Propozimet në publik dhe kryesisht në stadiume janë kthyer "në modë". Diçka e tillë ka ndodhur edhe në Meksikë, në ndeshjen mes Atlas dhe Monterrey. Duket se këtë herë diçka ka shkuar keq dhe propozimi nga i dashuri është refuzuar nga vajza, që pasi i ka thënë jo është larguar nga mesi i fushës.

Duket se vajza është ndjerë në siklet mes mijëra të pranishmëve, duke u shfaqur edhe në ekranet gjigante të stadiumit me mikrofon në dorë.

Kur djali u gjunjëzua për t'i kërkuar dorën, vajza ka thënë “jo” dhe iku, duke i lënë të gjithë të shokuar për atë që sapo kishte ndodhur. Momenti i sikletshëm është kapur nga disa kamera. Djali ka shpërthyer në lot dhe është larguar nga fusha, ndërsa maskota e ka ngushëlluar.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?