Goli i Richarlison

VIDEO/ E pësoi Serbia, FIFA tregon golin më të bukur të 'Katar 2022'

23 Dhjetor 2022, 13:35| Përditesimi: 23 Dhjetor 2022, 13:41

  • Share

FIFA njoftoi këtë të premte se goli i Richarlison në fitoren 2-0 të Brazilit kundër Serbisë në raundin e dytë të grupit G është përzgjedhur si më i bukuri në Botërorin e Katarit.

Sulmuesi i Brazilit mori një pasim nga e majta e sulmit dhe me gjysmë-roveshatë mposhti portierin serb. Goli i Richarlison mori më shumë vota, teksa gjithçka u vendos online në faqen e FIFA.

Në votim kanë qenë edhe Enzo Fernández, mesfushori argjentinas i Benfica-s, me golin e shënuar në fitoren e ‘Albicelestes' kundër Meksikës (2-0), në raundin e dytë të grupit C.

Al-Dawsari ( Arabia Saudite), Gakpo (Holandë), Luis Chávez (Meksikë), Mbappé (Francë), Seung-Ho (Kore e Jugut), Neymar (Brazil) dhe Vincent Aboubakar (Kamerun) ishin lojtarët e tjerë në listë për golat e shënuar.

S.DH/ReportTv.al
Komento

Komente

  • neon: 23/12/2022 13:45

    serbia gjithmone ne boteror, ne shqiptaret gjithmone perpara televizorit iliria duke pare serbet.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?