VIDEO/ E pazakontë në Australi, e reja i del para avionit në prag nisje

2 Nëntor 2023, 22:56| Përditesimi: 3 Nëntor 2023, 08:56

  • Share

 

Kryeqyteti australian është shokuar nga guximi i tepruar i një vajze, e cila iu afrua një avioni që ishte në prag nisje.

Ngjarja është shënuar në aeroportin e Caberrës, ku e reja e veshur me shapka, një xhup ose xhaketë ngjyrë gri dhe me pantallona të zeza, ndërkohë që mbante një telefon në dorë, qëndronte para avionit.

E reja është futur në pistë pasi humbi avionin, duke shtyrë stafin dhe duke u pozicionuar në pjesën e përparme të avionit.

Daily Maiy ka bërë publik rastin me anë të një vdeoje.

“Ajo humbi fluturimin e saj, kështu vendosi të hynte në pistë në përpjekje për ta kapur. Vajza shtyu stafin dhe vrapoi deri tek avioni, duke qëndruar kryesisht pranë pjesës së përparme. Fatmirësisht piloti e vuri re dhe nuk mori asnjë veprim që mund ta lëndonte”,- është shprehur një dëshmitar për Daily Mail.

 

K.M//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Bote e quditshme: 02/11/2023 23:38

    Jetojme ne bote te quditshme !

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?