Goditja e Abderrazak Hamdallah

VIDEO/ E pabesueshme në Superkupën e Arabisë Saudite, 'sheiku' godet me kamxhik në fushë lojtarin

12 Prill, 09:58| Përditesimi: 12 Prill, 09:59

  • Share

Superkupa e Arabisë Saudite foli për Al Hilal, që në finale mposhti Al Ittihad me rezultatin 1-4. Përtej humbjes së skuadrës ku kapiten është Karim Benzema, vëmendjen e mori një episod në fundin e sfidës.

Lojtari i Al Ittihad, Abderrazak Hamdallah u qëllua me kamxhik nga tribuna. Futbollisti ishte autori i golit të vetëm të të tijve, por humbi edhe një penallti. Pas daljes nga fusha ai u ofendua nga tribuna, teksa reagoi duke i hedhu ujë një "sheiku".

Kaq duhej që situata të nxehej dhe tifozi nga tribuna kishte një kamxhik me vete, duke e përdorur kundër futbollistit. Skena të çuditshme në vendin ku së fundmi janë duke shkuar futbollistët më në zë të Evropës.

 

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?