VIDEO/ E pabesueshme, Cristiano Ronaldo nuk arrin të shënojë nga distanca prej 3 metrash

11 Mars, 22:51| Përditesimi: 11 Mars, 23:01

  • Share

Ylli portugez, Cristiano Ronaldo ka bërë një paraqitje që lë për të dëshiruar në përballjen ndaj Al Ain në Ligën e Kampionëve të Azisë.

Sulmuesi i Al Nassr ka dështuar të shënojë në një distancë prej 3 metrash me portën. Siç shihet edhe në videon që po bën xhiron e rrjetit Ronaldo nuk arriti të barazonte shifrat kur skuadra e tij është duke humbur 1-0 dhe i duhet një përmbysje për të kaluar në fazën tjetër të kampionatit.

Krahas 22 golave të shënuar në elitën e futbollit arab, Ronaldo ka qenë vendimtar edhe në Ligën e Kampionëve të Azisë, duke shënuar pesë gola deri në fazën çerekfinale të këtij kompeticioni.

 

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?