Golat e Hulk

VIDEO/ E mbani mend Hulk-un? 36-vjeçari shënon dy supergola nga distanca

9 Shkurt 2023, 12:31| Përditesimi: 9 Shkurt 2023, 12:32

  • Share

Givanildo Vieira de Sousa i njohur si Hulk vijon të mrekullojë edhe në moshën 36-vjeçare. Ish-futbollisti i Brazilit dhe disa klubeve më në zë në Europë ka shënuar dy supergola në fitoren e ekipit të tij, Atletico Mineiro (3-0).

Kundër Democrata për raundin e katërt të kampionatit në Brazil, Hulk ka dhuruar dy perla nga distanca. Nëse në golin e parë të Hulk në minutën e 12-të, topi arrinte shpejtësinë 96 km/h, në golin e dytë në minutën e 34-të të ndeshjes, topi arriti shpejtësinë 119 km/orë. Një "predhë" e vërtetë nga Hulk që u ndal vetëm nga rrjeta.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?