Momenti kur mjekët ndihmojnë Pol Espargaro

VIDEO/ E frikshme në MotoGP, piloti përplaset dhunshëm dhe përfundon me dëmtime të rënda në spital

25 Mars 2023, 15:33| Përditesimi: 25 Mars 2023, 15:35

  • Share

Piloti spanjoll i MotoGP, Pol Espargaro ka pësuar dëmtim polmunar dhe fraktura të ndryshme pas aksidentit të rëndë të pësuar pasditen e kësaj të premteje gjatë provave për Çmimin e Madh të Portugalisë. Përveç dëmtimit të mushkërive, Espargaro kishte edhe "një nofull dhe ka një rruazë dorsale të thyer", njoftoi Dorna, organizatorja e garës, në kanalet e komunikimit.

Piloti i ekipit të GasGas -Tech 3 u rrëzua rëndë në pistën e Portimao (në jug të Portugalisë) në provat e dyta dhe të fundit të MotoGP portugeze, testi me të cilin fillon sezoni i këtij Botërori. Espargaro, 31 vjeç, humbi kontrollin e motorit me shpejtësi të madhe dhe u përplas dhunshëm me një mur gomash.

Ai u trajtua me shpejtësi nga urgjenca dhe u transferua në qendrën mjekësore të qarkut. Më pas mjekët e dorëzuan me helikopter për në spitalin në Faro, më pak se 100 kilometra larg. Mjeku i MotoGP, Angel Charte, theksoi se "në nivel neurologjik gjithçka po shkon shumë mirë. Ai nuk e ka humbur vetëdijen dhe nuk e kemi intubuar”, shtoi ai. “Piloti është i qetësuar dhe nuk e ka problem të lëvizë këmbët dhe krahët, nuk ka arsye për t'u frikësuar nga dëmtimi i përhershëm i shtyllës kurrizore”, tha mjeku.

 

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?