Dhuna në oborrin mbretëror/ Princ Leka dhe Elia Zaharia me urdhërmbrojtje, duhet të qëndrojnë 5 m distancë me njëri-tjetrin! Takimi me vajzën në prani të dados

7 Mars, 14:01| Përditesimi: 8 Mars, 15:10

  • Share

Tirane- Gjykata Civile e Tiranës firmosi sot dy urdhërmbrojtje për Princ Lekën dhe ish bashkëshorten Elia Zaharia, në proces divorci. Seanca u mbajt sot paradite ku ishte e pranishme dhe vetë Elia Zaharia. Ndërsa Leka Zogu ll nuk ishte i pranishëm por u përfaqësua nga avokati i tij.

Në seancë u shqyrtuan 3 kërkesa për urdhër mbrojtje, përkatësisht të Leka Zogut ll, Elia Zaharisë dhe babait të kësaj të fundit Gjergj Zaharisë. Burime konfirmojnë për dy të parët se është aprovuar nga togat e zeza kërkesa dhe nga dita e sotme për Lekë Zogu ll dhe bashkëshorten e tij me të cilën ndodhet në proces divorci Elia Zaharia urdhërohet mbrojtja e menjëhershme.

Çifti duhet të mbajnë distancë 5 m, nga njëri-tjetri. Ndërkohë Leka Zogu duhet të takojë vajzën e vogël jo në prezencë të Elias por të dados. Gjykata nuk ka pranuar kërkesën e të atit, Gjergj Zaharia.

Ndërkohë Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet pas kallëzimit në polici për veprën penale “Dhunë në familje”. Gjithashtu po kryhen hetimet për të zbuluar se kush e nxorri videon në media.

Nga videoja e siguruar dhe nga Report Tv e regjistruar nga Princ Leka dhe dorëzuar si provë në polici ngjarja ka ndodhur në rezidencën e pallatit mbretëror në rrugën "Murat Toptani" në Tiranë, pasditen e 5 marsit 2024, ku jeton Elia me vajzën. Ndërkohë Princ Leka aktualisht është larguar nga rezidenca dhe pritet të vendoset atje pas divorcit.

Ora 09:52
Princ Leka sulmohet nga Elia Zaharia dhe babai i saj, Prokuroria e Tiranës hetim dhunës në familje: Dosja erdhi tek ne kur video kishte dalë në media

Tirane- Prokuroria e Tiranës njoftoi sot se ka nisur hetimet për ‘dhunë në familje’ pas denoncimit të Princ Lekës se është sulmuar fizikisht nga ish bashkëshortja e tij, Elia Zaharia dhe babai i saj Gjergj Zaharia.

Nga videoja e siguruar dhe nga Report Tv e regjistruar nga Princ Leka dhe dorëzuar si provë në polici ngjarja ka ndodhur pasditen e 5 marsit 2024 në rezidencën e pallatit mbretëror në rrugën "Murat Toptani" në Tiranë, ku jeton Elia me vajzën. Ndërkohë Princ Leka është larguar nga rezidenca dhe pritet të vendoset atje pas divorcit.

Në Prokurorinë e Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë më datë 06.03.2024, ora 15.00 është referuar nga Komisariati i Policisë Nr.1 materiali kallëzues i shtetasit L.Z për veprën penale “Dhuna në familje”, parashikuar nga neni 130/a i Kodit Penal. Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, regjistroi kallëzimin penal nr.2893 për Veprën Penale të parashikuar nga neni 130/4 i Kodit Penal.Materiali është shortuar dhe i është ngarkuar prokurorit përkatës.

Ndërsa do të kryhen dhe verifikime edhe për publikimin e videos, provë materiale. Vetë prokuroria ka hequr përgjegjësinë, ndërsa Agjensia e Mbikëqyrjes Policore po kryen veprimet hetimore për të zbuluar se kush e ka nxjerrë videon e dhunës. Oborri mbretëror ka hedhur akuza ndaj komisariatit nr 1 të Policisë së Tiranës, por kjo është mohuar nga agjentët.

Ndërkohë, në lidhje me të dhënat e publikuara në media, ju bëjmë me dije se, nga ana e Prokurorisë kanë nisur verifikimet edhe në lidhje me publikimin e një videoje, provë materiale.

Nga verifikimet e para, ka rezultuar që materiali kallëzues është depozituar në Prokurorinë e Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, pasi videoja është publikuar në media të ndryshme dhe rezulton që zarfi ku është administruar prova të mos jetë i hapur. Në lidhje me rastin në fjalë, është ngarkuar Agjensia e Mbikëqyrjes Policore për të kryer veprimet hetimore përkatëse" thuhet në njoftimin e prokurorisë paraditen e sotme.

S.G//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Aliu: 08/03/2024 15:33

    Duhet me u thene ketyre qe te mbajne metër me vete, bile nga ato me lazer qe te jete matja e sakte.

    Përgjigju
  • Qobani: 08/03/2024 09:30

    A ban me dit a ka far reni apo rregulli në atë shtëpi,na e kemi të përjetume,deri para 6-7 dekadave kemi pas familje mbi 100 antar dhe kurr skan pas mos marveshje mes veti,ishin në 4 breza,por në atë familje gjithmon kan ngjinu pleqtë,e kan mbrojt vehtën dhe familjen,krejt rrethin nga xhindët,jan tkuqë e tzi vrasin natën vajtojn ditën, tani muaji i rahmetit erdhë ja vlen ta përjetojm, me ngjinu e mbrojm vehtën,shëndetin,e rritum SOJIN dielli dhe hana i kan puntë e veta,na në tokë i kemi puntë tona,dikun ashtë vera e dikun dimni,dikun ma shkurtë e dikun ma gjatë,pra në kohën e zorshme hamë,goja qelë për gjashtë orë,e mshelum ngjinojm 18 orë,kjo vlen për burra,kurse grat ngjinojn 16 orë han 8 orë

    Përgjigju
  • Calcio Merkato: 07/03/2024 15:08

    Është bërë shteti dhe policia që duam merkato.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?