Një prej oficerëve duke detyruar fëmijën të qëndrojë ulur

Bota

VIDEO/ Dy oficerë amerikanë prangosin dhe 'kërcënojnë' fëmijën 5-vjeç pse kishte ikur nga shkolla: Nëna jote duhet të më lejojë të të rrah

29 Mars 2021, 19:17| Përditesimi: 29 Mars 2021, 19:40

  • Share

Video e dy oficerëve të policisë, të cilët prangosin dhe i bërtasin një djali vetëm 5-vjeç, ka ngjallur jo pak shqetësim dhe reagime të ashpra në SHBA.

Ngjarja u regjistrua në Maryland, ndërsa një video e publikuar nga "BBC" tregon policët të cilët i afrohen djalit pasi e gjetën pak kilometra larg shkollës.

Ata dëgjohen duke i thënë atij se e ëma "duhet ta rrahë atë" dhe më pa si vendosin prangat.

Një oficere femër dëgjohet t'i thotë atij se "kjo është arsyeja pse njerëzit duhet t'i rrahin fëmijët e tyre".

Fëmija fillon të qajë, ndërsa oficeri i bërtet "mbylle tani, shpresoj që mamaja jote të më lejojë të të rrah".

Më vonë, nëna e fëmijës arrin në shkollë dhe video tregon dy oficerët duke e inkurajuar atë që ta rrahë atë.

Dy oficerët janë gjobitur nga e ëma e fëmijës, ndërsa janë vendosur tashmë nën hetim.

K.T.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Lista e pasurive imobiliare e Familjes Berisha ju duket?