Goli i Espanyol

VIDEO/ Dy kartona të kuq dhe 2 gola, Osasuna dhe Espanyol harrojnë të fitojnë

4 Shkurt 2023, 16:39| Përditesimi: 4 Shkurt 2023, 16:43

  • Share

Në "RCDE Stadium" në Barcelonë, Espanyoli barazoi 1-1 me Osasunën. Të parët që kaluan në avantazh ishin miqtë me Ante Budimir në minutën e 45. Për katalanasit ishte Braithwaite që në minutën e 59 vendosi ekuilibrat për 1-1. Për t'u theksuar janë dy kartonat e kuq që u morën nga Gabriel te vendasit dhe Ezzalzouli te miqtë në fundin e pjesës së parë. Keidi Bare te Espanyol vijon të jetë i dëmtuar. Me 29 pikë, Osasuna mban vendin e nëntë, teksa Espanyol me 21 pikë gjendet në vendin e 14-të. Të dyja skuadrat kanë disa ndeshje pa fitore.


Lajmi kryesor:

VIDEO/ Derbi i Madridit s'ka fitues, Atletico ngec në shtëpi! Elche surprizon Villarealin, 7 gola në Sevilla


S.DH/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?