Goli i Sherif Kallakut

VIDEO/ Dy gola në katër ditë, Sherif Kallaku futet nga stoli dhe shënon supergol

21 Dhjetor 2023, 17:48| Përditesimi: 21 Dhjetor 2023, 17:49

  • Share

Sherif Kallaku ka shënuar golin e dytë në katër ditë. Fantazisti i Sepsi St. Gheorghe në Rumani barazoi ndeshjen kundër Hermannstadt në udhëtim. Ish-lojtari i Kombëtares u fut në fushë në minutën e 30-të, pasi e nisi ndeshjen nga stoli.

Në të 80 minutë, Kallaku tundi rrjetën pas një aksioni model dhe kombinimi me Safranko. Ky është goli i tretë për shqiptarin këtë sezon, teksa ka luajtur vetëm shtatë takime dhe kërkon më shumë minuta në fushë.

Edhe katër ditë më parë, Kallaku gjeti rrjetën me të tijtë në Rumani, duke i hapur rrugë përmbysjes 2-1 me CFR Cluj.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?