Ndeshje në Kategorinë e Parë

VIDEO/ Dy gola në fundin e sfidës, Dinamo rikthehet te fitorja pas dy ndeshjeve dhe merr momentalisht kryesimin! Burreli dhe Apolonia ndajnë pikët në Kategorinë e Parë

6 Nëntor 2022, 15:54| Përditesimi: 6 Nëntor 2022, 15:59

  • Share

Kategoria e Parë e futbollit në Shqipëri vijoi këtë të diel me ndeshjet e mbetura për javën e nëntë. Në "Selman Stërmasi" Dinamo fitoi 2-0 me Turbinën, teksa siguron për momemtin kreun e renditjes në pritje të ndeshjes Skënderbeu - Flamurtari që zhvillohet të hënë në 16:00 në Korçë. Në sfidën tjetër të ditës, Burreli barazoi 1-1me Apoloninë. Për vendasit shënoi Stana në minutën e 69 teksa barazoi Gjata në të 88.

Në "Selman Stërmasi" Dinamo fitoi 2-0 me Turbinën për javën e nëntë në Kategorinë e Parë. Djemtë e Nevil Dedes shënuan vetëm në fundin e sfidës, teksa iu falën golave të Preloshit në të 83 minutë dhe Prodanit në minutën e katërt shtesë. Ndeshja në kryeqytet ishte e luftuar në çdo aksion, me Blutë që marrin momentalisht kryesimin në Kategorinë e Parë të futbollit me 18 pikë, një më shumë se Flamurtari që luan nesër në 16:00 në transfertë me Skënderbeun. Nga ana tjetër Turbina me vetëm pesë pikë mbetet në vendin e fundit të klasifikimit.

Rezultatet - Kategoria e Parë - java 9-të:

E shtunë, 5 nëntor 2022

Tërbuni 0-1 Besa (Bali 74')

Lushnja 2-2 Luzi (Canka 49' (p),Canka 83' (p) / Ramazani 36' (p), Merdini 42')

Oriku 1-1 Korabi

Tomori 2-1 Besëlidhja

E diel, 6 nëntor 2022

Dinamo 2-0 Turbina (Preloshi 83', Prodani 90+4')

Burreli 1-1 Apolonia (Stana 69' / M. Gjata 88')

E hënë - 7 nëntor 2022

16:00 Skënderbeu - Flamurtari

Renditja:

Ora 15:56
VIDEO/ Dinamo fitore 'me zemër', Blutë kryesojnë Kategorinë e Parë

Në "Selman Stërmasi" Dinamo fitoi 2-0 me Turbinën për javën e nëntë në Kategorinë e Parë. Djemtë e Nevil Dedes shënuan vetëm në fundin e sfidës, teksa iu falën golave të Preloshit në të 83 minutë dhe Prodanit në minutën e katërt shtesë. Ndeshja në kryeqytet ishte e luftuar në çdo aksion, me Blutë që marrin momentalisht kryesimin në Kategorinë e Parë të futbollit me 18 pikë, një më shumë se Flamurtari që luan nesër në 16:00 në transfertë me Skënderbeun. Nga ana tjetër Turbina me vetëm pesë pikë mbetet në vendin e fundit të klasifikimit.

 

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?