VIDEO/ 'Dush' me shampanjë, lojtarët e Partizanit ndërpresin intervistën! Colella italiani i parë që fiton titullin: Jam si në shtëpi, nesër udhëtoj në Itali

29 Maj 2023, 18:40| Përditesimi: 29 Maj 2023, 23:01

  • Share

 Partizani fitoi 2-0 me Teutën dhe u shpall kampion i Superligës në javën e fundit të sezonit. Për herë të 17-të në histori, "Demat" janë kampionë. Pas ndeshjes trajneri Giovanni Colella është shprehur i lumtur, teksa lojtarët i kanë bërë një "dush" me shampanjë. Colella bëhet italiani i parë që fiton në stol një titull kampion në Shqipëri si trajner.

“Në këtë moment nuk e kam një ide të saktë se si ndihem, por sigurisht shumë i lumtur. Mendoj se ka qenë një kampionat shumë i luftuar dhe të gjitha ekipet kanë qenë në lojë. Një kampionat i tillë me këtë lojë të fortë besoj se është shumë i mirë. Skuadra mendoj se ka pasur momente të mira dhe jo të mira, trajneri duhet të jetë ai që i menaxhon këto situata.

Shumë nuk besonin se kjo skuadër do ta fitonte titullin kampion, me lojën time të fjalëve për titullin doja të mbroja më shumë lojtarët. Kam thënë shpesh që në ecurinë time më kanë ndihmuar shumë si drejtori Marini. Të gjithë më kanë bërë të ndihem si në shtëpinë time dhe ka qenë e lehtë për t’u ambientuar. Kjo eksperiencë në Shqipëri mendoj se më ka ndihmuar shumë.

Kjo dëshmon edhe punën e mirë që ka bërë dhe klubi. Mund të ketë dhe ndonjë transferim të ri, por lojtarët tanë janë mirë. Do të udhëtoj në Itali nesër sepse kam 2 vite pa e takuar vëllain tim. Vetëm për këtë fakt do të largohem nga Shqipëria. Na duhen dhe pak ditë pushime dhe menjëherë do të grumbullohemi për kualifikueset e Champions League", tha Colella.


Lajmi kryesor:

VIDEO/ Pikë të barabarta me Tiranën, Partizani kampion i Superligës për herë të 17-të në histori! Bylisi bie nga kategoria, Vllaznia në Evropë


S.DH/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?