VIDEO/ Drift në mes të qytetit të Bulqizës dhe poston videon në rrjetet sociale, arrestohet dhe gjobitet shoferi

8 Shtator 2023, 13:59| Përditesimi: 8 Shtator 2023, 14:04

  • Share

Policia rrugore në Dibër arrestoi drejtuesin e një makine që bëri manovra të rrezikshme në Bulqizë dhe më pas e postoi video-n në rrjete sociale.

Policia e identifikoi shoferin e makinës përmes targës dhe shenjës së dallimit, flamurit shqiptar mbi makinë, dhe ndaj tij u vendos gjobë 40 mijë lekë.

“Kreu manovra të rrezikshme (drift) me automjet, në kryqëzimin mes dy qyteteve dhe më pas e postoi video-n në rrjete sociale, falë bashkëpunimit me qytetarët, identifikohet, kapet dhe ndëshkohet me masë administrative, drejtuesi i automjetit.

Shërbimet e Policisë Rrugore Dibër në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit Bulqizë, pas publikimit të një video-je në rrjetet sociale, në të cilën shfaqet një drejtues automjeti, në kryqëzimin mes dy qyteteve në Bulqizë, duke kryer manovra të rrezikshme (drift) me automjet dhe duke u bërë burim aksidenti për vete dhe përdoruesit e tjerë të rrugës, falë veprimeve të shpejta dhe profesionale, si dhe falë bashkëpunimit të ngushtë me qytetarët, u bë e mundur identifikimi dhe shoqërimi i shtetasit A.Sh.,  që shfaqet në video”, njofton policia.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?