VIDEO/ Drejtonte autobusin me bërryla duke përdorur telefonin, gjobitet me 15 mijë lekë shoferi në Tiranë

30 Gusht 2023, 09:22| Përditesimi: 30 Gusht 2023, 10:50

  • Share

Policia Rrugore në Tiranë ka konstatuar një tjetër rast të shkeljes së rregullave të qarkullimit nga drejtuesi i një prej urbanëve të linjës së Kamzës, i cili është ndëshkuar me masën administrative 15 000 lekë.

Burimet nga policia thanë se masa është vendosur për drejtuesin e autobusit, i cili është filmuar nga pasagjerët, duke përdorur celularin gjatë drejtimit të automjetit.

Siç duket nga pamjet e videos, drejtuesi i urbanit të linjës Kamzë-Bërxull, përdor celularin duke drejtuar timonin me pjesën e bërrylave në një interval të gjatë kohor.

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Meri: 30/08/2023 14:16

    Si ka mundësi,që ky shofer është kaq shumë i pa ndërgjegjshëm,për detyrën që ka?dënim shumë i lehtë,duhej ti hiqej patenta.

    Përgjigju
  • Liku: 30/08/2023 13:49

    Duhet te dilte ne komisjon per te marre masen e duhur me pezullim per nje vit

    Përgjigju
  • Bim: 30/08/2023 10:20

    Tmerrsisht pak, duhet te pezullohet e 50.000 lek gjobe

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Propozimi i PS, a na duhet një reformë e re anti-korrupsion?