VIDEO/ Dramë pas 101 minutave dhe 7 penalltive, Arsenali mposht Manchester City-n dhe fiton Superkupën e Anglisë

6 Gusht 2023, 19:28| Përditesimi: 6 Gusht 2023, 20:07

  • Share

Arsenali është fituesi i Superkupës së Anglisë në një finale dramatike të zhvilluar në Wembley dhe fituar kundër Manchester City-t. Koha e rregullt u mbyll 1-1, teksa “Topçinjtë” e Artetës u treguan më të saktë nga penalltitë, duke fituar me rezultatin 4-1. Tanimë Arteta në krye të Arsenal fiton trofeun e dytë të Superkupës, duke mundur mikun e tij, Guardiola.

Pjesa e parë u mbyll pa gola edhe pse Havertz pati dy raste shumë të mira. Përballja u zhbllokua në minutën e 77 për Manchester City, me të riun Palmer që shënoi pas vetëm 14 minutash në fushë.

Kur dukej se trofeu do shkonte në Manchester, ishte Trossard që në shtesën e 11 barazoi ndeshjen, kjo edhe pas një devijimi të Akanji.

Pas kohës së rregullt ndeshja u drejtua menjëherë te penalltitë, aty ku Arsenal u tregua më i saktë duke fituar 4-1. Për City-n shënoi vetëm Silva, teksa gabuan De Bruyne dhe Rodri. Te Arsenali shënuan Odegard, Trossard, Saka dhe Vieira.

Për herë të tretë, Guardiola humbet një finale Superkupë me Cityn, duke mos mundur të dërgojë në katër trofetë e fituar këtë vit.

G.MO/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?