Goli i dytë i Ronaldos

VIDEO/ Dopietë për tre minuta, Cristiano Ronaldo shënon gol të 'çmendur' nga 30 metra

24 Nëntor 2023, 21:14| Përditesimi: 24 Nëntor 2023, 21:16

  • Share

Arabia Saudite - Al Nassr fitoi 3-0 me Al Akhdoud për raundin e 14-të në Ligën Profesionale të futbollit. Në këtë duel vendimtar ishte Cristiano Ronaldo që shënoi dopietë dhe Al Naji, duke i dhënë tri pikët e radhës skuadrës nga Riyadh.

Ndeshja u zhbllokua shpejt, me Al Naji që në minutën e 13-të shënoi për rezultatin 1-0. Gjatë gjithë lojës ishin vendasit që patën raste të shumta shënimi. Duhej minuta e 77-të që Ronaldo të shënonte golin e dytë dhe të qetësisë, ndërsa tre minuta më vonë sërish portugezi "mrekulloi" me një tjetër gol nga afro 30 metra.

Al Nassr me 34 pikë mban sërish vendin e dytë, një pikë më pak se Al Hilal që ka edhe një ndeshje për të luajtur. Ndërkohë Cristiano Ronaldo e çon në 15 gola shifrën e realizimeve këtë sezon.

 

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?