Hassan Sheikh Mohamud dhe viktima Yunus Emre Getser

VIDEO/ Djali i presidentit të Somalisë përplasi për vdekje motoristin në Stamboll dhe u largua! Reagime të ashpra: Shteti nuk mbron dot qytetarët e vetë

10 Dhjetor 2023, 09:28| Përditesimi: 10 Dhjetor 2023, 09:36

  • Share

Në Turqi ka pasur reagime të forta pas aksidentit të rëndë të ndodhur në 30 nëntor ku djali i presidentit të Somalistë përplasi për vdekje një motorist që merrej me shpërndarjen e porosive.

Për ngjarjen, ka reaguar edhe kryebashkiaku i Stambollit, Ekrem Imamoglu i cili duke postuar edhe videon e aksidentit të rëndë në rrjetin social “X” shkruan se shteti turk nuk është i aftë të mbrojë qytetarëvt e vetë dhe se autori në këtë rast ka arritur të arratiset nga vendi.

Fillimisht, Hassan Sheikh Mohamud u shoqërua në polici ku iu mor dëshmia mbi  ngjarjen dhe më pas u la i lirë. Pasi policia shkoi në shtëpinë e tij në 2 dhjetor u zbulua se ishte arratisur nga vendit.

Ndaj tij tashmë është lëshuar një urdhër arresti ndërkombëtar.

Viktima Yunus Emre Getser, baba i dy fëmijëve, nuk mundi t’u mbijetonte plagëve të marra në aksident. Ndërsa fakti që autori arriti të arratisej nga vendi ka thelluar plagën e familjes së shpërndarësit të porosive.

 

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?