VIDEO/ Djali i Hashim Thaçit mbështet Erion Veliajn: Do të votoj të dielën, mezi pres të shoh ç’do bëjë mandatin tjetër

7 Maj 2023, 12:00| Përditesimi: 7 Maj 2023, 12:06

  • Share

Babi i tij, ish komandanti i UÇK, Hashim Thaçi, ndodhet në Hagë, por Endrit Thaçi e ka marrë në dorë angazhimin publik. Endriti, i cili ka edhe shtetësi shqiptare, përmes një mesazhi ka përkrahur Erion Veliajn në zgjedhjet e së dielës për kryebashkiak në Tiranë.

Në videon e postuar nga vetë Veliaj, djali i ish-presidentit Thaçi, thotë se si shumë qytetarë të tjerë me dyshtetësi, edhe ai do të votojë të dielën dhe nuk ka dyshim se për kënd.

“Të dielën e ardhshme janë zgjedhjet lokale në Shqipëri. Si shumë shqiptarë të tjerë me 2 nënshtetësi edhe unë do të votoj dhe nuk kam dëshirë se për kë. Erioni është mik i mirë i babit dhe gjithë Kosovës. Tirana është sot qytet më dinamik, më i bukur, më i hapur, për shkak të Erionit. Qindra mijëra turistë e kanë zbuluar Tiranën si një qendër të re kulturore dhe sportive europiane”, thotë në këtë video djali i Thaçit.

Ai në fund thotë se mezi po pret të shoh se çfarë do të bëj Erion Veliaj në mandatin e ardhshëm.

“Vetëm përpara, Erion”, përfundon Endrit Thaçi.

Ndërsa, Veliaj që e ka postuar këtë video, shprehet mirënjohës për fjalët e tij inkurajuese.

“Të jam mirënjohës për fjalët inkurajuese, Endrit Thaçi. E vlerësoj shumë mbështetjen tënde!”, ka shkruar Veliaj.

K.T./ReportTv.al
Komento

Komente

  • e drejta: 08/05/2023 11:48

    BRAVOOOO

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?