Përleshja e zyrtarëve

VIDEO/ Diego Simeone s'i mban nervat, përplaset fizikisht me drejtorin e Dortmund

11 Prill, 21:50| Përditesimi: 11 Prill, 21:52

  • Share

Atletico Madrid fitoi 2-1 kundër Dortmundit në ndeshjen e parë çerekfinale të Champions League. Fundi nuk ishte i qetë pasi pati përplasje mes trajnerit Diego Simeone të spanjollëve dhe drejtorit sportiv të miqve, Sebastian Kehl.

Në pjesën e dytë, Emre Can u rrëzua i dëmtuar, por Atletico vazhdoi lojën dhe kundërsulmoi kundër mbrojtjes së Dortmundit, diçka që me sa duket nuk u pëlqeu gjermanëve.

Simeone dhe Kehl u panë më pas duke u përplasur, me trajnerin e Atleticos që e shtyu rivalin e tij dy herë në gjoks para se të ndaheshin. Gjermani duket më i qetë dhe nuk ia kthen me duar, teksa situata u qetësua pas disa sekondash.

Epo, javën që vjen në Dortmund dyshja do takohet sërish për ndeshjen e kthimit dhe kushedi çfarë kanë rezervuar.

 

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?