Ronaldo plas në tokë Di Marian

VIDEO/ Di Maria e turpëron, Ronaldo s'i mban nervat dhe e plas në tokë! Benfica 'poker' Al Nasser-it

21 Korrik 2023, 11:59
  • Share

Benfica fitoi 4-1 me Al Nassr në një test miqësor të zhvilluar në stadiumin "Algarve" në Portugali, aty ku skuadra nga Arabia Saudite më Ronaldon në krye, po zhvillon përgatitjet për sezonin e ri.

Përballë në këtë test ishin edhe Di Maria dhe Ronaldo, dy miq të vjetër që fusha i vendosi kundër. Për të treguar cilësitë e tij, Di Maria u kujdes që të turpëronte Ronaldon me një "sombrero".

Kaq ka mjaftuar që CR7 të nervozohej dhe pas një sekonde plasi në tokë argjentinasin. Rikthimi pas 12 vitesh te Benfica nuk ia ka zbehur cilësitë Di Marias, që vendosi të turpëronte Ronaldon me një lëvizje të thjeshtë.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?