Futja e tifozëve në fushë

VIDEO/ Dhunë në futbollin turk, tifozët e Trabzonspor futen në fushë dhe sulmojnë lojtarët e Fenerbahces

17 Mars, 20:54| Përditesimi: 17 Mars, 21:52

  • Share

TURQI - Skuadra e Fenerbahces ka fituar ndaj Trabzonsporit në udhëtim me rezultatin 2-3. Fenerbahce arriti fitoren në këtë duel, por pas fërshëllimës së arbitrit pati trazira në fushë.

Teksa lojtarët e Fenerbahces ishin duke festuar fitoren në mesin e fushës së kundërshtarëve, kjo gjë nuk u lejua nga tifozët e Trabzonsporit, të cilët u futën në fushë dhe sulmuan lojtarët e ekipit mik.

Tifozët vendas edhe gjatë ndeshjes ofenduan dhe hodhën sende pa ndalur, duke lënduar Dominik Livakovic dhe trajnerin e mysafirëve, Ismail Kartal. Fenerbahce ka 79 pikë, dy pikë më pak se Galatasaray kryesues.

 

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?