Festa e Genoas

VIDEO/ Dhunë mes tifozëve në rrugë, Genoa fiton 3-0 kundër Cagliarit! Vendasit sigurojnë mbijetesën

30 Prill, 12:39| Përditesimi: 30 Prill, 12:47

  • Share

Nuk ishte një ndeshje pa probleme ajo mes Genoas dhe Cagliarit. Vendasit fituan 3-0 në "Luigi Ferraris" për raundin e 34-t në Serie A, teksa para ndeshjes tifozët ultras u përleshën në rrugët e qytetit. Për fat nuk ka të lënduar, me vëmendjen që pas grushtave kaloi në fushë.

Djemtë e Gilardinos u imponuan që në minutën e 17-të dhe gjetën golin me Thorsby, para se Frendrup të mbyllte llogaritë 2-0 në pjesën e parë. Edhe në fraksionin e dytë vendasit ishin më kërkues, duke shënuar me Gudmundsson në minutën e 63.

Genoa me 42 pikë merr pozitën e 12-të dhe siguron mbijetesën, duke lënë Cagliarin në vendin e 14-të me 32 pikë. Ishullorët nga Sardegna janë ende në garë për mbijetesë, me Ranierin që ende nuk i ka siguruar qëndrimin të tijve.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?