Dhoma ku qëndroi Lionel Messi

VIDEO/ Dhoma ku qëndroi Lionel Messi në Katar do kthehet në muze

27 Dhjetor 2022, 15:38| Përditesimi: 27 Dhjetor 2022, 15:39

  • Share

Dhoma ku qëndroi Lionel Messi në Botërorin e Katarit do kthehet në një muze të vogël. Një gjë të tillë e bën me dije Universiteti i Katarit, teksa gjithë logjistika e tij për një muaj u vendos në dispozicionin e kombëtares së Argjentinës, për t'i lehtësuar punën skuadrës që në fund ia doli të triumfojë në finalen kundër Francës.

Dhoma ku banoi për një kohë të shkurtër Messi do kthehet në një mini-muze, me Universitetin e Katarit që kërkon të përfitojë të ardhura nga fama e kapitenit të Argjentinës duke zgjedhur një formë të mirë marketingu.

Në një video të publikuar nga universiteti, tregohet kampusi i zbukuruar me blu dhe të bardhë, sallat e tij të mbushura me postera të kampionëve të botës, autografet dhe fanellat e tyre. Universiteti i Katarit kishte hapur tre komplekse sportive për ekipin, që ofronin mundësinë e ushtrimit të sporteve në natyrë, përveç palestrës së brendshme.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?