Momentet kryesore të Tottenham-Chelsea

VIDEO/ Derbi unik i Londrës! 2 të kuq, 3 gola të anuluar dhe shtesë e pafund, Tottenham pëson disfatën e parë

7 Nëntor 2023, 10:08| Përditesimi: 7 Nëntor 2023, 10:11

  • Share

Në Premier League derbi i Londrës mes Tottenham dhe Chelsea prodhoi një nga ndeshjet më unike.

Deri në minutën e 35 të sfidës skuadrat kishin realizuar nga një herë, 3 gola ishin anuluar me VAR, ndërsa Romero ishte ndëshkuar me të kuq. Në pjesën e dytë Tottenham mbeti me 9 lojtarë pasi Udogie mori të dytin të verdhë duke lënë skuadrën në mëshirë të fatit. Deri në fund Chelsea fitoi me shifrat 1-4, por rezultati nuk legjitimoi lojën në fushë. Fatkeqësisht as në këtë ndeshje nuk ishte Armando Broja, i cili vijon të jetë i dëmtuar.

Kjo humbje për Tottenham ishte e parë në këtë sezon, ndërsa për rrjedhojë ‘spursat’ humbën edhe kreun e renditjes në Premier League.

 

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?