Tifozët në 'Maracana'

VIDEO/ Derbi më i rëndësishëm në Brazil, viktima dhe të plagosur mes tifozëve

8 Mars 2023, 15:59| Përditesimi: 8 Mars 2023, 16:11

  • Share

Flamengo humbi dy ditë më parë 0-1 me Vasco de Gama në ndeshjen më të rëndësishme në futbollin brazilian. Për javën e 10-të të elitës së futbollit, ndeshja në mitikun "Maracana" në Rio de Janeiro nuk kaloi pa incidente të rënda dhe viktima. Tifozët u përleshën në stadium dhe jashtë tij, teksa një person ndërroi jetë dhe shtatë të tjerë u dërguan në spital me plagë të rënda arme.

Tifozi i identifikuar si Bruno Macedo dos Santos u ekzekutua në dalje të “Maracana”, ndersa të plagosurit janë shtruar ne spital ku po kurohen për shkak të plagëve nga armët e zjarrit.

Para se të fillonte ndeshja, disa tifozë kishin mbuluar fytyrën dhe mbanin shkopinj dhe gurë rrugës për në stadium. Policia u përpoq të ndalonte sulmet me gaz lotsjellës. Në një nga videot e shpërndara në rrjetet sociale, shihet një tifoz i plagosur dhe krejtësisht i zhveshur.

Ngjarjet më të dhunshme ndodhën në Sao Cristobal, një lagje pranë stadiumit "Maracana" ku tifozët sulmuan policinë dhe u përpoqën të shkatërronin një nga automjetet.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?