Ermal Krasniqi me fanellën vishnjë të Cluj

VIDEO/ Derbi i shqiptarëve në Rumani, Krasniqi i shënon Hoxhallarit

2 Mars 2023, 16:32
  • Share

CFR Cluj po fiton 1-0 me UTA Arad për javën e 28-të në Superligën e Rumanisë. Goli për vendasit u shënua nga Ermal Krasniqi, sulmuesi i Kosovës. Përballë tij si kundërshtar në fushë luan Erion Hoxhallari, mbrojtësi i kombëtares shqiptare.

Në minutën e 15-të të takimit, Krasniqi ka përfituar nga një top i larguar jo mirë nga miqtë, për ta ndalur në rrjetën e portierit Kucher. Ky është goli i tretë i Krasniqit me Cluj në shtatë takime, teksa ka dhënë edhe një asist.

Kujtojmë se 24-vjeçari la Ballkanin në merkaton e janarit dhe për 200 mijë euro kaloi te skuadra rumune, ku duket se është përshtatur si duhet. Veç Hoxhallarit, te UTA Arad luan edhe Idriz Batha që sot nuk është as në stol.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?