VIDEO/ Deputeti i 'Forza Italia' ngre në qiell Tiranën para Berishës: Qytet i bukur dhe tepër i sigurt! Bie heshtja në Kuvendin e Rithemelimit

2 Dhjetor 2023, 13:49| Përditesimi: 3 Dhjetor 2023, 10:13

  • Share

Deputeti i forcës së djathtë italiane, Alesandro Batilokio, vlerësoi në Këshillin Kombëtar të Rithemelimit zhvillimin e Tiranës gjatë vitëve të fundit. Duke folur para Berishës dhe të ftuarve të Rithemelimit, ai deklaroi se Tirana është një qytet i mrekullueshëm dhe tepër i sigurt duke nxjerrë blof opozitën dhe akuzat e Foltores ndaj qytetit.

Ky vlerësim për Tiranën, të drejtuar nga kryebashkiaku Veliaj, gjeti të papërgatitur jo vetëm ata që kishin ftuar deputetin e Forza Italia, por edhe përkthyesen e cila u detyrua ta shmangë gjatë përkthimit.

“Rreth 1 mijë studnetë italianë studiojnë në Tiranën tonë të bukur, që mbi të gjitha është një qytet i bukur dhe ofron shumë siguri”- u shpreh deputeti italian.

Alessandro Battilocchio është një deputet i partisë së djathtë ‘Forza Italia’ që kryesohet nga zëvendës kryeministri italian, Antonio Tajani. Ky i fundit ditë më parë zhvilloi një bisedë telefonike me Berishën pasi kreu i Rithemelimit kishte paralajmëruar protesta ndaj marrëveshjes Itali-Shqipëri për emigrantët.

B.V//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?