Haki Abazi

VIDEO/ Deputeti Haki Abazi akuzon 'njerëzit' e Albin Kurtit për zhdukjen e mostrave të rastit ‘Dehari’

16 Shkurt 2023, 17:55| Përditesimi: 16 Shkurt 2023, 18:14

  • Share

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi, i cili ka përmendur disa audioincizime sot në konferencën e thirrur nga ai, u shpreh se ato konfirmojnë se zërit të deputetëve përbrenda parlamentit e 'ngufatin' Saranda Bogujevci, Mimoza Kusari dhe Dejona Mihali. Sipas Abazit, tri gratë e përmendura më lartë janë ato që e ngufasin zërin e deputetëve.

“Audioinzicimet konfirmojnë diskutimin ndërmjet Saranda Bogujevcit, Mimoza Kusarit dhe Dejona Mihalit për ngulfatjen e zërit të deputetëve përbrenda parlamentit. Videoincizimet janë ato të cilat ju duhet t’i kërkoni për të konfirmuar se kush ka zhdukur mostrat e rastit Dehari”, u shpreh ai.

Deputeti nga Lëvizja Vetëvendosje, Haki Abazi, ka drejtuar akuza ndaj anëtares së Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosjes, Dejona Mihalit, të cilën e ka quajtur “mashë të kontrollit të Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes”.

Sipas Abazit, Mihali është njeriu kryesor që kontrollon dhe menaxhon me Grupin Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje. 

F.D/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Arbërori: 17/02/2023 11:38

    Qenka shitur tek shkjau shqipfolës

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?