Festa e Jokic dhe Nuggets

VIDEO/ Denver dominon Miamin, Nuggets shpallen kampionët e NBA për herë të parë

13 Qershor 2023, 09:46| Përditesimi: 13 Qershor 2023, 09:52

  • Share

Denver Nuggets fituan 94-89 kundër Miami Heat dhe për herë të parë në historinë e tyre në NBA janë kampionë. Në finalet e mëdha, seria shkoi për Nuggets që fituan 4-1 në ndeshjet e përgjithshme. Perioda e parë dhe e dytë shkuan për Heat, përkatësisht 22-24 dhe 22-27, teksa në pjesën e dytë Jokic me shokë përmbysën gjithçka, me fitoren 26-20 dhe 24-18 për rezultatin e përgjithshëm 94-89.

Nikola Jokic ishte më i miri në këtë duel me 28 pikë, 16 kërcime e katër asistime, teksa Porter shtoi 16 të tjera te Nuggets. Te skuadra mike më efikasi ishte Jimmy Butler me 21 pikë, por që në fund nuk mjaftuan për fitore.

Serbi Nikola Jokic u shpall më i miri i ndeshjes dhe MVP i sezonit, teksa ishte më kryesori në triumfin e Nuggets. Prej 1976 kur Denver bën pjesë në NBA, ky ishte titulli i parë kampion për ta.

"Puna ka mbaruar, ne mund të shkojmë në shtëpi tani. Ishte një përpjekje e jashtëzakonshme nga ana e ekipit. Kjo është arsyeja pse basketbolli është një sport argëtues, është një gjë e gjallë, nuk mund të thuash se kjo do të ndodhë, ka kaq shumë faktorë. Jam i lumtur që fituam ndeshjen dhe titullin", tha Jokic.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?