VIDEO/ Dalin pamjet, si u sulmua me çekiç bashkëshorti i Nancy Pelosi-t

28 Janar 2023, 12:22| Përditesimi: 28 Janar 2023, 12:24

  • Share

SHBA- Kur kanë kaluar gati një vit, janë publikuar videon nga momenti i sulmit me çekiç ndaj bashkëshortit të ish-kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi, Paul Pelosit.

Pamjet e kamerave tregojnë momentin kur policia arrin në derën e Paul Pelosit dhe i bëjnë thirrje agresori që të lëshojë çekiçin, por ai në ato momente nis e sulmon. Më pas policia futet në banesë dhe e arreston.

David DePape hyri me dhunë në banesën e Kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve në SHBA, Nancy Pelosi në Kaliforni më 28 tetor dhe dhunoi bashkëshortin e saj, Paul.

Autori më pas ka pohuar përballë autoriteteve se synimi i tij ishte të dëmtonte zyrtaren duke treguar se ishte i mërzitur nga "gënjeshtra që dilnin nga Ëashington DC".

Aktualisht mbi 42-vjeçarin rëndojnë një sërë akuzash, që përfshijnë cenim i pronës private, tentativë për vrasje, tentativë për rrëmbim dhe plagosje të personit me paramendim.

Paul Pelosit u dërgua në spital pas sulmit, ku iu nënshtrua një operacioni për një frakturë të kafkës. Ai gjithashtu ka pësuar lëndime në duar dhe në krahun e djathtë. Paul Pelosi doli nga spitali brenda 6 ditëve dhe po rikuperohet ngadalë.

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?