Foto e shqiptarit me syrin e nxirë

VIDEO/ Dalin pamjet e shqiptarit që u rrah nga policët grekë! Motra e tij rrëfen se dëgjoi vëllain duke bërtitur: O ma, më shpëtoi se më vrasin

13 Mars 2023, 22:51| Përditesimi: 13 Mars 2023, 22:56

  • Share

Këto janë pamjet e rënda nga Greqia, ku i burgosuri shqiptar është torturuar nga 4 policë grekë. Mediat greke kanë treguar pamjet e rënda që duket se është me sy të nxirë ndërsa motra e saj rrëfen se e kanë dhunuar në makinë teksa transferohej.

“O ma më shpëto se po më vrasin”, ishin fjalët e tij kur po dhunohej, thotë motra.

Ndërkohë mediat greke citojnë avokatin që tregon se djali është dhunuar edhe në sy të prindërve, të cilëve një efektiv policie i ka thënë se “djalin do ta marrësh në arkivol”.

Katër policët grekë kanë rënë në pranga pasi kanë torturuar të burgosurin shqiptar. Tre policët dhe shefi i tyre janë dërguar në prokurori të akuzuar për torturë dhe fyerje të rëndë. Gjithçka u zbulua pas ankesës së bërë nga i dënuari shqiptar në burgjet greke. Ky i fundit vuante dënimin për grabitje dhe trafik droge, por ende nuk është bërë me dije identiteti i tij.  

Sipas informacioneve, shqiptari, i cili vuan dënimin me burg për drogë dhe grabitje, është ankuar në polici se teksa ndodhej në kafazin e transfertave nga Selaniku në Korydallos. Ai rrëfeu se efektivët e kanë goditur në kokë pasi u ka kërkuar ujë gjatë rrugës. Përpos dhunës, ata nuk i kishin dhënë as ujë.  Ai u ankua gjithashtu se kur mbërriti në Korydallos i vendosën një helmetë në mënyrë që të mos shiheshin goditjet në kokë. Brenda kafazit ndodheshin njëmbëdhjetë të burgosur të cilët gjithashtu dëshmojnë se policia e ka rrahur të dënuarin shqiptar, ndërsa për kaskën pretendojnë se ai e mbante pasi tentonte ta godiste vetë kokën në kafaz.

Mirëpo, kur ka mbërritur në Korydallos, një roje burgu ka pikasur shenjat në kokën e të burgosurit dhe ka njoftuar autoritetet përkatëse çka ka nxitur arrestimin e katër policëve.

 

A.M.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Lenci: 14/03/2023 13:08

    MOSTRA KERKON MESHIR. MOSTRA QE GRABISIN, VJEDHIN, E TURTUROJN NJEREZ PER TI MAR PASURIN KERKON MESHIR, MESHIR, TY DUHET TE TE PERSIN DUAR ,KEMB, E GJUHE. E MOS TA THERASESH ME FJALEN NEN. SA NENA KE LENDUAR TI O MOSTER.

    Përgjigju
  • Dori: 14/03/2023 08:42

    Epo hallall e kan kto hajdut e drogagji...nuk therret po i vrasim kur shet drogen por therret po me vrasin kur u kris huri.E meritojn edhe me keq kto plera qe shesin drog dhe po shkarerrojn jetet e te rinjve dhe familjeve

    Përgjigju
  • WTF: 14/03/2023 06:48

    Ku kena shtet na mor o njerz edhe prap I votoni kta ju po mir e keni te ju degjenerojn se mir e keni

    Përgjigju
    • tani: 14/03/2023 19:21

      cfar kan shku mebo po punove nuk te nget njeri kot or mik

  • U gjynah: 14/03/2023 06:18

    Po ky Kur bote grabitje me dhune qe I rrifte i I turturonte plakat e shkreta. E I hithe nga ballkoni nuk kishte gjynah se u dukeshin si mami Vet..Tani thoka o ma me shpeto. ato qe grbiste ky kujti thonin na shpeto zotit nga ky moster….

    Përgjigju
  • Shqipoja: 13/03/2023 23:14

    Pak e kane sepse spo lene gje pa bere jashte shtetit duke u marre me droge, prostitucion e grabitje. Na felliqen identitetin shqiptar neper bote.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?