Cristiano Ronaldo

VIDEO/ Cristiano Ronaldo gol 'të çmendur' për fitoren, sulmuesi preket nga gjesti i fansave

21 Tetor 2023, 22:59| Përditesimi: 21 Tetor 2023, 23:00

  • Share

Arabia Saudite - Al Nassr ka fituar 2-1 me përmbysje në kampionat kundër Damac-ut falë një goditje dënimi të jashtëzakonshme të Cristiano Ronaldos. Pas një pjese të parë të mbyllur në disavantazh 1-0, pas golit të N’Kodou në fundin e 45 minutave të para, CR7 me shokë janë kundërpërgjigjur në pjesën e dytë.

Talisca ka barazuar në të 53-ën me një goditje dënimi dhe katër minuta më pas ka qenë Ronaldo që ka përmbysur gjithçka me një goditje fantastike. Me golin e tij, Ronaldo shkon në kuotën e 41 golave në 2023, më shumë se çdo lojtar tjetër.

Duket se Ronaldo ia ka shpërblyer më së miri fansave, që në fillimin e ndeshjes i kishin përgatitur një koreografi gjigante. Ky ishte goli numër 860 në karrierën e pesë herë fituesit të Topit të Artë.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?