Cristiano Ronaldo

VIDEO/ Cristiano Ronaldo gol 'fantazmë' në Arabi, portugezi shënon dopietë në fitoren e Al Nassr

22 Shtator 2023, 22:19| Përditesimi: 22 Shtator 2023, 22:20

  • Share

Al Nassr fitoi 4-3 kundër Al Ahli për raundin e shtatë në futbollin elitar të Arabisë Saudite dhe merr vendin e këtyre të fundit. Në këtë duel shënoi dopietë edhe Cristiano Ronaldo. Portugezi udhëhoqi të tijtë drejt tri pikëve, me sukesin që u ndoq nga afro 27 mijë tifozë në Riad.

Ndeshja u zhbllokua nga Ronaldo në minutën e katërt , teksa Talisca dyfishoi për vendasit. Ishte Frank Kessie që shkurtoi shifrat te miqtë, ndërsa sërish Talisca shënoi për 3-1. Në pjesën e dytë Mahrez shkurtoi për miqtë sërish, këtë herë nga penalltia.

Do duhej Ronaldo që të shënonte dopietë për vendasit, ndërsa Brikan vulosi shifrat në 4-3. Me këtë sukses Al Nassr shkon në kuotën e 15 pikëve për vendin e pestë, aq pikë sa ka edhe Al Ahli që pozicionohet një vend më poshtë.

CR7 këtë sezon ka shënuar nëntë gola, ndërsa goli i parë i kësaj mbrëmjeje ishte "i padukshëm". Për shkak të tymueseve në fushë, goditja e tij që përfundoi në rrjetë nuk u kap nga kamerat.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Për kë do të votonte sipas jush diaspora?