Cristiano Ronaldo pas golit

VIDEO/ Cristiano e ka 'ves' golin, Ronaldo shënon dhe dërgon ekipin në çerekfinalet e Champions League

21 Shkurt, 21:27| Përditesimi: 21 Shkurt, 21:28

  • Share

Cristiano Ronaldo nuk ndalet së shënuari edhe pse në moshën 39-vjeçare. Sulmuesi ndihmoi Al Nassr të kualifikohej në çerekfinalet e Champions League për zonën e Azisë.

Al Nassr fitoi 2-0 kundër Al Feiha dhe me rezultatin total 3-0 të dy ndeshjeve kalon më tej. Në përballjen e Ryadit ishte Otavio që shënoi pas vetëm 17 minutave lojë, ndërsa Ronaldo "vulosi" ndeshjen në minutën e 86 edhe pas një gabimi të portierit.

Në 28 ndeshjet e këtij sezoni, Ronaldo ka shënuar 27 herë dhe ka asistuar 11 herë, duke bërë që sezoni i 23-të si profesionist të flasë sërish për të, edhe pse në një kampionat dukshëm me nivel më të ulët se Evropa.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?