VIDEO/ Çikago, varreza e Teslave, njerëzit braktisin makinat elektrike, i ftohti rrëzoi bateritë

18 Janar, 12:29| Përditesimi: 18 Janar, 12:45

  • Share

Tesla braktiset në Çikago pasi bateritë nuk mund të rikarikohen për shkak të ftohtit ekstrem. Pronarët  janë detyruar të braktisin makinat pasi stacionet e karikimit nuk mund t’i furnizonin me energji makinat elektrike.

Karikimi i Teslas  - shkruan Telegraph – realizohet brenda 45 minutave, por sipas shoferëve u është dashur t’i lënë makinat për të paktën 2 orë në karikim

Megjithatë, në temperatura të ulëta edhe makinat termike hasin të njëjtat vështirësi. Kur temperaturat bien nën zero, nevojitet më shumë energji për të ngrohur makinën dhe për këtë arsye rritet edhe konsumi, siç shpjegoi Tesla në faqen e saj të internetit.

Këshilla e kompanisë është ta ngrohin paraprakisht bateritë duke ruajtur nivelin e karikimit mbi 20% dhe duke përdorur funksionin "fillimi i programuar" në mënyrë që makina të mund të menaxhojë karikimin në mënyrë të pavarur.
 

S.G/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?