Goli i CR7

VIDEO/ Brozovic asist, Cristiano Ronaldo shënon në Champions League

14 Shkurt, 20:56| Përditesimi: 14 Shkurt, 20:55

  • Share

Nëse në Europë vëmendja është në kompeticionin e Champions League, një nga më të rëndësishmit në Kontinentin e Vjetër, një i tillë zhvillohet edhe në Azi.

Al Feiha humbi 0-1 me Al Nassr dhe goli i vetëm i ndeshjes u shënua nga Cristiano Ronaldo. Ylli portugez vendosi ndeshjen në minutën e 81 të sfidës, pas asistit të Marcelo Brozovic.

Ky është dueli i parë mes tyre në fazën e 1/8, me ndeshjen e kthimit që do vendosë se kush kalon më tej. Duket se Ronaldo kur dëgjon fjalët Champions League, nuk harron të shënojë edhe pse në Azi.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?