VIDEO/ Brazili mposht Anglinë në 'Wembley', 17-vjeçari i Real Madrid shënon për herë të parë me 'Seleçaon'

23 Mars, 22:12| Përditesimi: 23 Mars, 22:15

  • Share

Brazili fitoi 0-1 kundër Anglisë në miqësoren e zhvilluar këtë të shtunë në "Wembley". Një gol i talentit 17-vjeçar Endrick në minutën e 80-të vendosi ndeshjen.

Më shumë se 85 mijë tifozë në stadium ndoqën shfaqjen e dy skuadrave në fushë, ndërsa rastet për gol ishin te të dyja skuadrat. Duhej 17-vjeçari Endrick, i futur në pjesën e dytë që të gjente golin e parë me fanellën e "Selecaos" dhe njëherazi t'i jepte suksesin të tijve.

Endrick aktualisht është pjesë e Palmeiras dhe verën e 2024 do bëhet pjesë e Real Madrid, me "Galaktikët" që paguan 45 milionë euro për shërbimet e talentit.

S.DH//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?