VIDEO/ Brazil, mbetën në ajër pas shembjes së skelës, 8 punëtorë përjetojnë momente tmerri

21 Tetor 2023, 18:48| Përditesimi: 21 Tetor 2023, 18:59

  • Share

Tetë punonjës kanë përjetuar një tmerr të vërtetë, pasi nje skelë  u shemb në Sao Paulo në Brazil. Ngjarja e rëndë ndodhi teksa po ndërtonin një pallat në Sao Paulo, Brazil, në fillim të javës, në të cilën u raportua për një viktimë, pa cilësuar nëse punonjësi humbi jetën nga rënia e skelës.

Në pamje shihen momentet e tmerrit kur një grup punonjësish ndërtimi mbeten dëshpërimisht të varur në kavo çeliku nga lartësia e një ndërtese zyrash, pas shembjes së skelës që i mbante, raporton TheTelegraph.

Punonjësit e mbetur varur u shpëtuan më pas nga një vinç që u afrua me urgjencë, ndërsa një helikopter policie dhe disa mjete zjarrfikëse nuk mund t’i ndihmonin ato prej lartësisë së madhe. Një prej dëshmitareve të ngjarjes Lidiane Dias, tha se e gjithë drama kishte zgjatur rreth pesë minuta.

“Zhurma ishte e tmerrshme pas shembjes së skelës. E gjithë struktura ra poshtë, nga jashtë nuk shihej ku binin skelat e shembura sepse ishte brenda impjantit të ndërtimit”, tha njëri prej tyre. 

Autoritetet në Sao Paulo thanë se po hetojnë incidentin ku tetë punonjës mbetën të varur në kavon e çelikut. Në gusht një incident i ngjashëm ndodhi në Pakistan ku tetë njerëz u shpëtuan pasi mbetën të varur brenda kabinës së një teleferiku që pësoi avari. Rreth 10 orë u deshën për të shpëtuar grupin shkollor që po vizitonin provincën Khyber Pakhtunkhwa.

 

 

 

S.S//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?