Zirkzee feston golin e tri pikëve

VIDEO/ Bologna 'tërbon' Lazion në 'Olimpico', e përmbys 1-2 dhe sheh zonën Champions

18 Shkurt, 15:25| Përditesimi: 18 Shkurt, 15:26

  • Share

Në "Olimpico" të Romës, Lazio vendase u mposht 1-2 nga Bologna në raundin e 25-të. Edhe pse kaluan të parët në avantazh, Lazio nuk mundi të ndalonte dot euforinë e miqve që këtë sezon kanë bërë mirë. Pas një gabimi në mesin e fushës, Immobile asistoi për Isaksen që kaloi në avantazh bardhekaltrit. Megjithatë, në fundin e pjesës së parë, në të 39 minutë Bologna barazoi me El Azzouri pas një gafe të portierit Provedel, që u vlerësua me notën më të dobët në këtë 90 minutësh. Goli i tri pikëve për Bolognan u shënua nga Zirkzee në të 78 minutë. Tanimë Bologna me 45 pikë barazon Atalantën dhe ndajnë vendet katër dhe pesë në klasifikim. Lazio me 37 pikë mban vendin e tetë.


Lajmi kryesor:

GOLAT/ Monza 'tërbon' Milanin, e mposht 4-2! Roma harron Interin dhe fiton 0-3! Bologna përmbys 1-2 Lazion


S.DH/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?