Leo Xhangoli

VIDEO/ Boksieri shqiptar mposht në ring serbin, i tregon flamurin kuqezi para syve

12 Mars, 18:10| Përditesimi: 12 Mars, 18:12

  • Share

DURRËS -  Në Pallatin e Sportit "Ramazan Njala" në Durrës u zhvillua turneu i boksit "Open Balkan", ku shqiptari Leo Xhangoli mposhti serbin Vukajlovic-Vuk Krusevac dhe më pas i tregoi para syve flamurin kuqezi.

Në këtë kompeticion ku morën pjesë boksierët më të mirë të Serbisë, Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi, spikati Leo Xhangoli, i cili zhvilloi ndeshjen kryesore e eventit.

17-vjeçari durrsak që përfaqëson klubin e Teutës dhe garon në peshën deri 80 kg, mundi me pikë boksierin serb Vukajlović Vuk-Kruševac pas një ndeshje tepër emocionuese.

Në përfundim të tre raundeve, Xhangoli fitoi me pikë 30-27. Kjo ishte fitorja e tretë në tre ndeshje në total për boksierin që ka spikatur tek të rinjtë e Teutës, falë punës së trajnerit të tij Enton Kikrri.

VIDEO E FLAMURIT KUQEZI

S.DH/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Doktori: 13/03/2024 11:22

    Shfaqje e ulët irredentizmi.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?