Etrit Berisha ndal penalltinë e Vlahovic

VIDEO/ Berisha shkëlqen në debutim, pret penalltinë e Vlahovic! Juventusi fiton në transfertë

4 Shtator 2023, 09:36
  • Share

Për javën e tretë në Serinë A të futbollit në Itali, Juventusi fitoi 0-2 kundër Empolit në transfertë. Bardhezinjtë e Allegrit zhbllokuan ndeshjen pas 24 minutave lojë me golin e Danilos. Në zhvillimet e një këndoreje, sfera mbeti në zonë dhe kapiteni kaloi "Zonjën" e tij në avantazh. Pas golit të shënuar Juvja shtoi ritmin dhe ia doli të merrte një penallti në të 39 minutë.

Nga pika e bardhë Vlahovic u ndal nga Etrit Berisha, që ishte ndër më të mirët në fushë për Empolit. Gardiani i Kombëtares kuptoi krahun e goditjes së topit, duke ndalur mjaf mirë serbin e bardhezinjve.

Edhe në pjesën e dytë Juventusi ishte në kontrollin e lojës, duke gjetur golin e qetësisë me Chiesan në minutën e 82. Një vrapim galopant nga mesi i fushës dhe asisti i Milik u shfrytëzuan nga sulmuesi, që doli i vetëm para Berishës duke e dribluar këtë të fundit.

Megjithë dy golat e pësuar, Berisha ishte lojtari i tretë më i vlerësuar te të tijtë me notën 7,0. Pas javës së tretë, Juvja me shtatë pikë mban vendin e tretë në klasifikim, dy më pak se Interi dhe Milani që kryesojnë renditjen.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?