Video/ Berisha prej 3 javësh në arrest shtëpie, s'ka ku të shkojë! Del për ajrosje në verandë

22 Janar, 13:36| Përditesimi: 23 Janar, 07:32

  • Share

Sali Berisha duhet të gjejë mënyra për të kaluar kohën pasi prej 30 dhjetorit 2023 ndodhet në 'arrest në shtëpi', në kuadër të hetimit për korrupsion lidhur me privatizimin e ish kompleksit Partizani.  

Në rrjet është bërë virale video e një qytetari që ka filmuar Berishën duke bërë ecje në verandë.

Pasi SPAK refuzoi që t’i jepte leje Sali Berishës për të shkuar në Kuvend, avokati i tij Sokol Mëngjezi ka apeluar vendimin.

Ndërkohë nesër SPAK thërret Sali Berishën për ta marrë në pyetje për aferën Partizani e dy ditë më pas pret dhëndrin e tij Malltezi. Mes këtyre 2 datave, Ilirjana Olldashi, Gjyqtarja e Apelit në konflikt, vendos për kërkesën e Berishës për heqje të arrestit në shtëpi.

Berisha është në hetim për korrupsion lidhur me privatizimin e ish kompleksit Partizani pasi me veprimet e tij ka favorizuar dhëndrin Jamarbër Malltezi, një ndër pronarët e truallit ku shtrihej kompleksi sportiv, mbi të cilin lulëzuan 19 kulla. 

S.G//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?